Hedhja e portierit të Partizanit nga kati i gjashtë, zbulohen detajet e reja

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja është hedhur dje nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve në mushkëri.

Mjekët raportuan dje se rreziku për jetën ka kaluar, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, edhe pse gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim.

Pas ndeshjes Partizani-Teuta me rezultat 1-1, të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.

Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?