“Helenizohet” Universiteti i Nju Jorkut, grekët heqin foton e Gramoz Pashkon

Prej disa kohësh, drejtuesi i Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, Andrea Galatula, ka hapur një konflikt me aksionerët shqiptarë duke tentuar t'i japë universitetit të parë privat në Shqipëri një profil sa më helen dhe të eleminojë traditën e themeluesit të tij, Dr. Gramoz Pashkos, shkruan lapsi.al. Pashko , një figurë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë, themeloi dhe drejtoi për disa vite, deri ditën që u nda nga jeta, Universitetin e Nju Jorkut, që shumë shpejt u bë një institucion me cilësi të lartë edukimi.
Pas vdekjes së Pashkos dhe deri më sot, aksionerët grekë kanë shtuar presionin mbi zonjën Pashko dhe një tjetër aksionere shqiptare, me qëllim marrjen në dorë të krejt universitetit. Ky presion, i shndërruar shpeshherë edhe në konflikt, ka ndikuar në rënien e cilësisë së shkollës. Kulmi u shënua me emërimin në krye të këtij institucioni të një ish drejtuesi banke, Andrea Galatula. Galatula, angazhimin për cilësinë e mësimdhënies e ka zëvendësuar me angazhimin për të zhdukur çdo ndikim të themeluesit shqiptar të këtij Universiteti. 
Sot paradite, studentët dhe pedagogët mbetën të befasuar pasi panë që Galatula kishte hequr nga muret e bibliotekës edhe fotografitë e Gramoz Pashkos. Ata kanë reaguar për këtë akt brutal dhe ekstremist të drejtuesit grek dhe kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Arsimit për të parë nga afër gjendjen në këtë Universitet që është krijuar dhe vazhdon të funskionojë si universitet i liçensuar në Republikën e Shqipërisë.
Lapsi.al

SHKARKO APP