Helikopterë ka, por nuk fluturojnë. Janë blerë 6 mjete fluturuese

Zjarret në vend kanë çuar në një ”përplasje”. PD dhe LSI, hedhin akuza në distancë për menaxhimin e krizës së zjarreve. Zjarre të cilat do të ishin vënë nën kontroll nëse do të kishte pasur ndërhyrje nga ajri. A2 CNN sjell kontratën e Ministrisë së Mbrojtjes ku tregon blerjen e 6 helikopterëve nga të cilët dy për emergjencat civile.

Ku janë helikopterët e Shqipërisë? Kësaj pyetje nuk po i japin përgjigje zyrtarët shtetërorë në një kohë kur këto mjete janë më të domosdoshme se kurrë, dhe në kohë paqeje si këto e për një vend të vogël si Shqipëria, dedikimi kryesor i Forcave tona është përgjigjja ndaj emergjencave civile.

Zjarret janë shtrirë në zonat malore të vendit ku ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme dhe rezulton që të ketë edhe ndërhyrje si këto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë katër helikopter nga të cilët 4 janë të modelit cugar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopter për emergjenca civile. Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?