Helikopterët e policisë zbulojnë parcelat me hashash
Rreth 20 parcela me hashash janë evidentuar nga policia e Vlorës në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar ka konstatuar parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë.
Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen e tyre dhe asgjësimin. Hetimet vijojnë për zbulimin edhe të personave përgjegjës.
Aksioni u shtri në disa fshatra, si Lapardha, Kuçit, Gjorm dhe Treblovë, ku helikopteri ka evidentuar parcelat me kanabis.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për një kontroll rutinë të përditshëm, lidhur me evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë në këto momente forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen dhe asgjësimin e tyre.