Helikopteri i FA niset drejt Thethit për evakuimin e 8 mësuesve
Aktualitet E Shtunë, 18 Shtator 2021 10:14
Helikopteri Cougar i Forcës Ajore niset drejt Thethit e Shalës për evakuimin e 8 mësuesve te bllokuar në atë zonë.
Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bën me dije Ministria e Mbrojtjes
Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.
Mësuesit ndodhen të bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.
KOHA JONË SONDAZH

