Helikopteri ka rënë në liqenin e Shkodrës, policia do ndërhyjë me mjete lundruese

Helikopteri ushtarak që u rrëzua rreth orës 14:00 ka rënë në Liqenin e Shkodrës rreth 150 metra nga bregu, konfirmojnë burimet nga Policia e Shkodrës për Syri.net.

Mësohet se policia do të ndërhyjë me mjete lundruese për të nxjerrë nga helikopteri trupat e personave që ishin në bord. Raportet paraprake thonë që janë 2-3 të vdekur, pasi në bordin e helikopterit kanë qenë 5 persona. Megjithatë këto shifra nuk janë të konfirmuara.

Helikopteri është fundosur në liqen dhe në sipërfaqe qëndron vetëm një pjesë metalike

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?