Helmimi i 10 nxënësve, Policia: Po luanin me sprajt, janë jashtë rrezikut
Aktualitet E Enjte, 24 Tetor 2019 14:08
Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit bën të ditur se 10 nxënësit e helmuar në gjimnazin e Shupenzës në Dibër, janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas forcave blu, helimi ka ardhur si shkak i një spranjti me aromë me të cilën po luanin nxënësit. Sipas dëshmisë së nxënësve, jashtë kamerave ata shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi.