Helmimi i 160 banorëve të Bulqizës, ende enigmë shkaqet
Rrethuar nga malet, Bulqiza nuk vuan për burime ujore por ditët e fundit shumë banorë po vuajnë për ujë të pijshëm. Është fjala për lagjen e sipërme të qytetit, aty ku 160 persona u helmuan dhe përfunduan në spital, në fillim të majit.
Dyshimet e para por dhe sot e kësaj dite lidhen me ujin e pijshëm. Ka dyshime që uji mund të jetë kontaminuar nga agjentë fiziko–kimikë; nga përdorimi i dinamitit apo i sasive të karbitit që si pasojë e reshjeve kanë kulluar dhe janë bashkuar me ujin e pijshëm. Drejtuesit e Ujësjellësit të Bulqizës, nuk kanë ende një përgjigje, ndërsa drejtori i DSHP i fajëson se nuk është marrë asnjë masë alternative.
”Ne kemi ngritur grupet e inspektimit dhe grupet e punës. Nga ana ujësjellësit Bulqizës është verifikuar që linjat tona nuk kanë asnjë problem dhe asnjë ndërhyrje në rrjet. Po ashtu ka vijuar klorifikimi sipas grafikut”.
Aktualisht nuk ka më raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit por frika mbetet dhe banorët nuk e konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre. Banorët e dy lagjeve në Bulqizë vazhdojnë të blejnë ujë për të pirë ose të shkojnë shumë larg për ta mbushur në pamundësi ekonomike për ta blerë në dyqane.
Para pak ditësh Instituti i Shëndetit Publik, u shpreh se helmimi i 160 banorëve të Bulqizës nuk ka ardhur nga uji i pijshëm. Sipas analizave zyrtare të ISHP helmimi nuk ka ardhur nga uji, ndërsa në zonën e lagjes së vjetër të Bulqizës ka nisur një hetim tek pesticidet në fruta-perime apo ndonjë problem të mundshëm higjeno-sanitar në furrat e bukës së kësaj zone.
Rreth 12 ditë më parë, mbi 160 banorë të Bulqizës përfunduan në spital pas disa komplikacioneve shëndetësore, për të cilat fillimisht u tha se ishin shkaktuar nga uji i pijshëm. Ekspertët e ISHP morën mostra të ujit dhe i sollën në Tiranë për analiza, ndërsa banorët u urdhëruan të mos e përdorinin më ujin që u shkonte në cezma, deri në daljen e rezultateve. Aktualisht nuk ka më raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit por frika mbetet dhe banorët nuk e konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre.
Aktualisht në këtë vend nuk ka me raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit. Qyteza duket e qetë por bluzat e bardha që u përballën me fluksin e të sëmurëve, ende dyshojnë që helmi ishte nga uji.
”Aktualisht gjendja është stabilizuar, i është kthyer normalitetit nuk kemi pasur asnjë rast me simptoma helmimi, nga uji”. Megjithatë depot e ujit janë në kushte të këqija edhe në qytetin e Ri të Bulqizës. Aty furnizohen me ujë më shumë se 4500 banorë. Bulqiza është nga zonat më të varfra në vend dhe pse me një nëntokë të pasur. Banorët e këtushëm kanë kohë që janë lodhur. Tani janë dhe të frikësuar nga uji.
KOHA JONË SONDAZH

