Helmimi i 500 qytetarëve në Krujë, Rama: Hetimi do zbulojë çfarë ka ndodhur

Në 500 ka shkuar numri i qytetarëve të helmuar në Krujë nga uji, teksa Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetimet. Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me drejtuesit e PS në qarqe, është pyetur nga gazetarët lidhur me këtë ngjarje, ku tha se hetimi do të zbulojë se çfarë ka ndodhur.

”Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri të ujësjellësit. Ndërmarrja ka detyrimet e tjera. Por kjo është një gjë mesa di unë në hetim administrativ për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, por që t’i lidhësh këto të dyja më duket pak si e pakuptimtë.

Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo është një aspekt që duhet trajtuar me shumë seriozitet por që nuk mund të jetë një arsye që të themi më mirë mos të ishte ndërtuar rruga e re”.

SHKARKO APP