Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë të dytë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku i kërkon informacion se përse u vendos që të zhbllokohej aktiviteti i kompanisë Sori-Al, që merrej me kateringun e ushqimit në Akademinë e Sigurisë.
Pak ditë më parë, studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pas konsumimit të ushqimit, që sigurohej nga kompania në fjalë.
Sakaq, organi i akuzës ka kërkuar informacion se pse u vendos që pas bllokimit të aktivitetit të bëhej zhbllokimi.
Po ashtu, Prokuroria ka sekuestruat kartelat e 56 studentëve dhe ja ka deleguar IML.
KOHA JONË SONDAZH

