Helmimi i çiftit të sapomartuar në Librazhd, detajet tronditëse: Mund ta kenë bërë persona të tjerë

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja në Librazhd ku u gjetën të helmuar të rinjtë e sapomartuar, vajza pa jetë e djali në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima Rezarta Hajdari 19 vjeçe gjeti vdekjen dhe Olisan Hajdari po kurohet në spital në gjendje të rëndë.

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe pista e një helmimi nga një person i tretë.

Të rinjtë, u gjetën në dhomën e tyre të gjumit e sipas mjekëve, u vinte aromë fotoksinë. Dyshimi i policisë është se në shtëpinë e tyre nuk është gjetur ambalazhi i helmit të fortë, fotoksinë.

Dyshohet se fotoksina të jetë futur në ushqim ose në pije.

Sipas mjekëve, duhen disa orë nga konsumi që era e fotoksinë të dalë si aromë pasi është tretur në organizëm lëngu apo ushqimi në të cilën është tretur.

SHKARKO APP