Helmimi i nxënësve, drejtori: Nuk i ndalim dot të blejnë

Vetëm dy ditë pas helmimit të 5 nxënësve në një shkollë të Durrësit, situata është e njëjta. Fëmijët vijojnë të blejnë tek shitës ambulantët, të cilët shfaqen pranë hekurave të rrethimit të institucioneve arsimore, duke u ofruar nxënësve produkte ushqimore të gatuara apo të ambalazhuara.

Drejtuesit e shkollave pranojnë fenomenin, por shprehen se janë të pafuqishëm për ti larguar, detyrë kjo e strukturave të tjera vendore apo institucioneve shtetërore që merren me sigurinë e ushqimit

”Shkolla nuk lejon që nxënësit të dalin jashtë territorit të shkollës në pushimin e gjatë, por nuk i pengojmë dot të blejnë nëpërmjet kangjellave. Është detyrë e organave të tjera që ta pengojnë. Ne kërkojmë ndihmën e tyre pasi edhe nëse këto shitës ambulantë mund të kenë licensë për të shitur ne vendin e përcaktuat, asnjë prej tyre nuk është licensuar për të shitur tek dera e shkollës”,-thotë drejtori i shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i helmimit të 5 nxënësve, e riktheu fenomenin edhe në vëmendjen e policisë bashkiake të Durrësit, ndërsa efektivë të saj u panë pranë shkollave duke kontrolluar apo larguar ambulantët e palicensuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?