Helmimi i nxënësve në Bulqizë, Shëndetësia: Mbyllet klasa për verifikime, një prej vajzave në Tiranë me helikopter

Një prej vajzave të prekura nga intoksikacionet në shkollën e Shupenzës është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë dy nxënëse janë trajtuar në spitalin e Dibrës dhe 6 të tjerë në spitalin e Bulqisës, ku aktualisht paraqiten në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Më herët, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lloj parfumi te rende me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh. Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik. Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.

SHKARKO APP