Helmimi masiv në Fier, flet nxënësi i akuzuar: Mbaja sprajt në xhep, por kur ndodhi ngjarja isha jashtë shkollës

Njëri prej nxënësve të akuzuar të për ngjarjen e rëndë të ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, ku u helmuan 60 nxënës me sprajt, ka folur sot për mediat.

Në një intervistë për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ervis Kuçi, i riu pohon se ka pasur një sprajt në xhep, por mohon që ai të ketë lidhje me helmimin.

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?
Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?
Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?
Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?
Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.

Ishit në të njëjtën godinë?
Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?
Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?
Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?
Po.

Helmimi masiv në Fier, flet nxënësi: Mbaja sprajt në xhep, por kur ndodhi ngjarja isha jashtë

SHKARKO APP