Helmimi masiv në Krujë/ Dhjetëra qytetarë ngrihen në protestë përpara Bashkisë: Të dorëhiqet Artur Bushi dhe drejtori i Ujësjellësit

Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë përpara Bashkisë së Krujës, në lidhje me helmimin masiv që u shkaktua pak ditë më parë nga uji i pijshëm në qytet.

Qytetarët shaqen mjaft të indinjuar në lidhje me atë që ka ndodhur dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, si dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve.

Sipas banorëve uji i cili po vijon të furnizojë aktualisht banesat e tyre është ende i pa konsumueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta ka qenë një organizimi vullnetar i qytetarëve të cilët kërkojnë kërkojnë mbajtjen e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse lokale mbi helmimin e 600 qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh. Kërkojmë që të merrem masa. Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri.”, -tha një prej protestuesve për News 24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?