Helmimi në Durrës i 13 punonjëseve të rrobaqepësisë, policia jep detajet
13 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës janë shtruar me urgjencë në spital. Kjo për arsye pasi ato shfaqën shenja debulese.
Ato u shtruan menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen arsyet se pse iu shkaktua kjo gjendje punonjëseve.
Njoftimi i policisë
“Më datë 26.05.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për ndihmë mjekësore 13(trembëdhjetë) punonjëse të një firme rrobaqepësi.
Shtetaset e mësipërme, në ambientet e punës kanë shfaqur shenja debulese(të fikti) , të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Specialistët e Shëndetit Publik po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

