Helmohen 30 studentë të Akademisë së Policisë, përfundojnë në spital
Aktualitet E Mërkurë, 19 Maj 2021 20:12
30 studentë të kursit të Akademisë së Policisë, mësohet se janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital. Të rinjtë kanë shfaqur shenja helmimi pasi kanë konsumuar drekën. Katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit Ushtarak. Studentët kanë pësuar reaksion pas ushqimit dhe në trupin e tyre janë shfaqur dhe shenja të dukshme. Ende nuk dihet se çfarë kanë ngrënë saktësisht që ka sjellë këtë helmim masiv.
KOHA JONË SONDAZH

