Helmohen 40 turistë italianë, përfundojnë në spitalin e Durrësit

Afro 40 turistë italianë kanë përfunduar të helmuar në spital. Ata kanë shfaqur papritur shqetësime shëndetësore, gjatë qëndrimit në një hotel në Durrës, afër Shkëmbit të Kavajës.

Mbi shqetësimet e tyre është njoftuar spitali i cili ka dërguar 5 ambulanca tek hoteli dhe më pas ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit. Gjendja e tyre është normalizuar pas ndihmës mjekësore.  .

Burimet zyrtare konfirmojnë faktin se 40 shtetasit italianë, përgjithësisht të moshuar, janë helmuar nga ushqimi që kishin konsumuar gjatë guidës turistike në Sarandë, ku edhe kishin ngrënë drekën. 

Ata më pas janë kthyer në Durrës, kur edhe kanë  shfaqur shqetësimet e tyre.

SHKARKO APP