Helmohen nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri në Fier
Nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri. janë paraqitur këtë të enjte me shenja intoksikimi në spitalin e Fierit.
Pacientet janë shoqëruar ne mjediset e urgjencës dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sipas bluzave te bardha ata nuk paraqesin komplikacion dhe janë duke iu nënshtruar te gjitha ekzaminimeve mjekësore. Situata e pacienteve paraqitet e stabilizuar, duke qene se kanë marrë në kohë edhe shërbimin mjekësor. Është parë e nevojshme që 4 pacientë të mbahen në observim spital, ndërsa te tjerët janë larguar për në shtëpi. Situata paraqitet normale edhe për 4 pacientët qe vijojnë te marrin terapi, e pas përfundimit të saj do të shoqërohen për në banesë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.