Helmoi bagëtitë e vëllait, barinjtë nga Elbasani rrihen dhe përfundojnë në polici

Helmimi i disa bagëtive të imta ka çuar në një konflikt fizik dy vëllezër të moshuar në Elbasan.

Nga ana e uniformave blu nisi procedimi penal për 71 vjeçarin I.K., banues në fshatin Gjinar të Elbasanit pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllanë e tij me iniciale K.K., 68 vjeç.

Dyshohet se 68 vjeçari kishte përdorur pesticide ndaj bagëtive të vëllait të tij, dhe si pasojë disa bagëti të imta kanë ngordhur. Njëkohësisht lidhur me këtë ngjarje ka filluar procedimi penal edhe ndaj këtij shtetasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?