Helmoi dhe mbyti vjehrrën, 32 vite burg për nusen vrasëse
Gjykata dënon me 32 vjet burg, 22-vjeçaren Marjana Çmeta, pasi dy vite më parë ajo helmoi vjehrrën e saj, Lirie Lami. Gjashtë ditë pas vrasjes të së ndjerës, Marjana shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin. ”Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Çmeta”, dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri.
Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra. Ky kthim ishte ndarja përfundimtare, pas dyshimeve të familjarëve të Liries se ajo nuk ishte vetëvrarë. Pas vdekjes së Liries, që rezultoi në fakt se ishte helmuar me fotoksinë në lëng portokalli nga nusja, të dyja familjet, njëra nga Zall-Mneri dhe tjetra nga Priska e ndërprenë miqësinë.
Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar.
KOHA JONË SONDAZH

