Helmoi vjehrrën me fostoksinë, sot vendimi i gjykatës për nusen
Gjykata për Krime të Rënda do të japë sot masën e sigurisë për Marjana Cmetën, e cila dyshohet se rreth një vit më parë helmoi vjehrrën e saj.
Marjana Cmeta u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Tiranës, ndërsa Policia ka ndaluar dhe bashkëshortin e Mariana Cmetës, vjehrrin Agim Lami dhe Hysen Shehun për ‘Moskallëzim krimi’
Në dosjen hetimore përshkruhen me detaje se çfarë ndodhi më 30 prill 2014 në Kamëz, kur nuse e vjehrrë ishin përleshur, pasi Marjana i kishte hedhur fostoksinë në gotën me lëng portokalli.
Pasi konstatoi se ajo nuk kishte vdekur, sipas hetimve, e ka lidhur me një shall në fyt dhe i ka zënë buzët me thonj që të mos bërtiste. Ngjarja u zbardh pas një videoje që hoxha i zonës së Kamzës dispononte dhe ku autorja ishte rrëfyer se pas këtij veprimi kishin nisur ti shfaqeshin xhindët.
KOHA JONË SONDAZH

