Henri Çili: Më ndaluan në darkë dhe më vunë prangat, pastaj…

Botuesi i njohur Henri Çili, i ftuar në ”Open”, ka rrëfyer për ngjarjen e cila bëri bujë javë që kaloi.

Si ndodhi ngjarja?– e pyeti Eni Vasili.

Nuk kisha asnjë ide. Rreth orës 20:00 teksa po shkoja për në shtëpi u ndalova. Më kërkuan që të shkonin të bënim kontroll në banesë dhe në zyrë- u përgjigj botuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishe me pranga?- e pyeti Eni Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po isha me pranga. Të nesërmen më treguan që kishte një urdhër nga prokuroria për ndalimin tim.

Nga ana tjetër, paraditen e kësaj të enjte, Çili doli në një konferencë për mediat, ku foli për akuzat e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarët për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha në Lazarat. “Nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë përfaqësues të sistemit të lartë të drejtësisë, as unë e asnjëri nga avokatët e studios sime”, tha Çili. “Si botues dhe sipërmarrës takohem me shumë njerëz, edhe të drejtësisë por për këtë arsye nuk jam takuar asnjëherë me askënd”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?