Hepatiti akut, mjekët sqarojnë simptomat. Apel për kujdes tek fëmijët
Mjekja pediatre, Sonila Brati tregon dy nga shkaqet që po studiohen që janë adenoviruset apo pasojat e Covid-19. Në 13 vende të ndryshme ka mbërritur hepatiti akut. Duke qenë se disa nga simptomat e hepatitit akut janë gastrointestinale, Brati thekson se prindërit duhet të kenë kujdes edhe nga disa simptoma të tjera.
”Gastrointerite kemi, por duhet të kenë prindërit diçka të qartë, nëse simptomat zgjasin më shumë se 1 javë apo 10 ditë, fëmija ka ndjesi të vjelli, të vjella, dhimbje barku, shpeshherë lodhje të pajustifikueshme, pa temperaturë, dobësi të përgjithshme dhe zverdhje, e cila është e fundit që shfaqet, duhet të paraqiten te mjeku”.
Hepatiti akut lidhet me problemet apo inflamacionin e mëlçisë, mund të jetë i rëndë dhe po ashtu mund të çojë në dëmtim të menjëhershëm të këtij organi jetësor.
KOHA JONË SONDAZH

