Deputetja demokrate tregon pjesë të skenarit të PD në Kuvend dhe nga protestuesit
Këtë të enjte pritet që turma e madhe demokrate të rrethojë parlamentin që në ora 09.00 duke mos lejuar deputetët e PS të futen në parlament. Por Garda ka marrë masa për këtë, sikurse edhe policia e Shtetit.
Ndërkohë vota e deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, pro arrestimit të Berishës, ka acaruar shumë protestuesit, të cilët mezi e presin deputetin Alibeaj të hyjë në Kuvend.
Vota e demokratit të tyre Enkelejd Alibeaj për heqjen e imunitetit të Sali Berishës në Këshillin e mandateve dy ditë parë nuk ka qenë aspak surprizë për Ina Zhupën, deputete e grupit të Berishës, sipas të cilës kjo reflektoi edhe njëherë krizën e brendshme.
“Ishte flagrante kur ne 30 deputetë iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nenit 73 pika 2 e kushtetutës për imunitetin, se duhet të kuptojnë që nuk bëhet fjalë për zotin Berisha, po për çdo deputet dhe po iu bë deputetit është më keq për çdo qytetar. Ajo seancë ose duhej të ishte pezulluar ose shtyrë dhe duhet marrë gjithmonë në bazë të provave dhe jo vendimeve të Gjykatës”,-tha deputetja në ”A2cnn”
E pyetur për seancën e kësaj të enjte kur pritet të kalojë për votim heqja e imunitetit të Sali Berishës, Zhupa theksoi se do të jetë një skenar i veçantë, ku përplasja në sallën e parlamentit do të ndërlidhet me turmën e demokratëve jashtë sallës, të cilët do të rrethojnë deputetët.
Mësohet se ka patur shitje të madhe të shashkave dhe molotovit sot në Tiranë.
Deputetja tha diçka për kombinim mes sallës se Kuvendit dhe turmës, porse realisht skenari është vetëm në kokën e Berishës dhe në duart e Flamur Nokës, skenar që do vihet në zbatim kur deputetët të jenë duke hyrë apo gjatë seancës.