Heqja e kufizimeve nga Greqia, TIA sqaron qytetarët shqiptarë: Çfarë ju duhet për të udhëtuar në vendin fqinj
Aeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët shqiptarë se Greqia ka hequr kufizimet e hyrjes.
Përmes një mesazhi në “Faqebook”, TIA sqaron rregullat që duhen ndjekur për ata që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj.
Mesazhi i plotë:
Lajm i mirë 👏
✈Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike
📌Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
1) Test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
📌Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
📌Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
📌Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.
📌 Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
📌Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link:
https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
📌 Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
📌 Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.
📌Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.
Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin,
Tirana International Airport