Heqja e pronës, Qendra Don Bosko nesër në protest

 

Qendra Profesionale Don Bosko në Tiranë do të organizojë ditën e mërkurë, ora 10.30 një protestë në lidhje me vendimin për heqjen e pronës mbi të cilën është ngritur dhe ushtron aktivitetin prej 23 vitesh. Përmes një njoftimi bëhet mediat njoftohen ti bashkëngjiten protestës edhe mësues, nxënës, prindër, besimtarë dhe miq të Don Boskos, por edhe përfaqësues të besimeve fetare, organizatave, etj. Në deklaratën e bërë për mediat thuhet se të gjithë në mbrojtje të qendrës pas vendimi i Gjykatës së Apelit rrezikon të përgjysmojë kryerjen e funksioneve të qendrës në dobi të shoqërisë për moszbatim të kontratave ndërmjet shtetit dhe Kishës Katolike në Tiranë. Do jenë të pranishëm edhe nga ambasada e Vatikanit, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Spanjës të cilat kanë investuar në këtë Qendër. Qendra Sociale Don Bosko ka ftuar në tubimin e saj të gjitha ambasadat europiane që ndodhen në Shqipëri dhe delegacionin e BE-së. "Jemi të vendosur t'i shkojmë deri në fund kësaj çështje e për këtë kemi lajmëruar tashmë të gjitha instancat shtetërore", – thuhet në mesazhin që qendra hapi sot në media.

Bashkëngjitur do të gjeni edhe një historik të shkurtër të kësaj historie Kronologjia e fakteve

Në vitin 1992 Autoritetet Shqiptare të kohës i kërkuan Nunciaturës Apostolike në Shqipëri (Ambasade e Vatikanit) mundësinë e krijimit në Tiranë të një Qendre Shoqërore e të Formimit Profesional e Kulturor. Për këtë qëllim iu dha edhe një truall prej 5 ha në Tiranë, në Rrugën që ka marrë emrin “Don Bosko”. Nunciatura Apostolike ia besoi ndërtimin dhe administrimin e kësaj “Qendre Shoqërore e të Formimit Profesional e Kulturor” Etërve të Komunitetit Salezianë, të cilët krijuan dhe veprojnë në Shqipëri nëpërmjet Shoqatës “Qendra Sociale Don Bosko”. Mbi këtë truall janë kryer ndërtime mbi bazën e lejeve ndërtimore që në vitin 1992 e në vijim, për të mundësuar “Veprën Shoqërore të Formimit Profesional e Kulturor të të Rinjve”. Me vendim e KM Nr. 5 dt. 06.01.1997 “Për dhënien me qira të truallit ku është ndërtuar objekti “Vepra shoqërore të formimit profesional e kulturor nga Nunciatura Apostolike në Shqipëri”, trualli i mësipërm është dhënë me një qira vjetore simbolike prej 10 $ për ha për një periudhë prej 49 vjet. Në vitin 2012 jemi vënë në dijeni, se Zyra Rajonale e KKP të Qarkut Tiranë me vendimin Nr. 211 datë 29.06.2009 i ka kthyer ish-pronarëve 15.000 m2 të truallit të ndodhur brenda rrethimit të “Veprës Shoqërore të Formimit Profesional e Kulturor të të rinjve”, pra, brenda trualli të dhënë me qira për 49 vjet. Avokatura e Shtetit ka ngritur padi në gjykatën e Tiranës kundër këtij vendimi dhe, Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e saj, pasi trualli në bazë të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” konsiderohej i zënë. Por, në datën 16.02.2015, nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Tiranë i kryesuar nga kryetari i saj Z. Alaudin Malaj është vendosur të prishet vendimi i gjykatës së rrethit dhe trualli t’ju kthehet ish-pronarëve, pasi sipas vendimit të kësaj gjykate ky truall kishte ndërtime të përkohshme: Si terrene sportive, dhoma zhveshje, dushe, etj., dhe trualli konsiderohet i lirë. Sipas vendimit të gjykatës, trualli i dedikuar terreneve sportive, dhomave të zhveshjes dhe dusheve, etj., pjesë përbërëse dhe funksionale të “Qendrës Shoqërore e të Formimit Profesional e Kulturor” nuk i shërben edukimit dhe formimit të të rinjve dhe, ato duhet të zëvendësohen me pallate, pasi sipas planit urbanistik në këtë zonë mund të ndërtohen edhe pallate 7-katëshe. Jo vetëm kaq, por ky vendim i Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë shprehet se edhe vendimi i KM, që këtë truall prej 14.000 m2 (përfshirë brenda truallit prej 5 ha të dhënë me qira), nuk ka më vlerë, pasi nuk i shërben një interesi publik dhe sipas planit urbanistik në këtë zonë mund të ndërtohen godina 7-katëshe.

Vendimi i trupit gjykues me relator e kryesues Z. Alaudin Malaj shprehet se Shoqata “Don Bosko” nuk ushtron veprimtari në interes të publikut, duke injoruar vetë ligjin “Për Organizatat Jo-Fitimprurëse”, në të cilin parashikohet qartë në nenin 2 të tij: “Me veprimtari në interes të publikut “kuptohet çdo veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut”. Përpara një vendim të tillë hapur e në kundërshtim me ligjet në Republikën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë qartë se trualli konsiderohet i zënë, vihet në dyshim veprimtaria e organizatave të ndryshme dhe marrëdhëniet institucionale ekzistuese.

Kisha Katolike dhe Shoqata “Don Bosko” ndodhur përpara vendimeve të tilla të marra jo në mbrojtje të interesave të ligjit duan të sensibilizojnë opinionin publik për t’i thënë JO abuzivizimit dhe korrupsionit dhe PO Shtetit të së Drejtës dhe ligjshmërisë, duke kërkuar edhe mbështetjen tuaj. Shoqata Don “Bosko” Don Matteo Di Fiore – 

SHKARKO APP