Heqja e titullit ‘Nderi i Qarkut’ të Kukësit për Surroin, Andoni: Ndjesa e tepruar e Gjicit, pas reagimit të Ramës

Analisti Ben Andoni tha për Euronews Albania se vendimi i qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin ‘Nderi i Qarkut’ publicistit Veton Surroi është e tepruar dhe tregon se si funksionon i gjithë procesi i dhënies së titujve të tillë.

Sipas tij, këshilli i qarkut duhet të ishte më i ndërgjegjshëm për peshën e një çmimi të tillë të dhënë për një personazh të tillë, në një qytet me një simbolikë të theksuar si Kukësi, dhe s’mund të hiqet për 2-3 ditë.

“Duhet të kesh një ‘feed back’ shumë negativ për personazhin që të arrish në këtë vendim. Kur jepet një lloj titulli i tillë personazheve të tilla, sidomos në qytete të tilla simbolike si Kukësi i nominuar për Nobelin e paqes, këta njerëz duhet të marrin parasysh se të tillë tituj kanë një peshë shumë të rëndë, ndaj nëse jepen duhet të respektohen. Ky institucion duhet të ishte koshient për atë titull që ka dhënë, s’mund të hiqet për tri ditë”, tha analisti.

SHKARKO APP