Heqja e TVSH për jahtet, Klosi: Pas 10 korrikut presim qindra regjistrime

Ligji i shumëdebatuar i heqjes së TVSH-së për regjistrimin e jahteve nën flamurin shqiptar pritet që të fillojë efektet nga data 10 korrik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se ky ligj ka ngjallur interes të madh në botën e marinës në zonën e Mesdheut, ndërsa pritshmëritë, sipas Klosit, janë të konsiderueshme me disa qindra jahte që do të lundrojnë nën flamurin shqiptar. Këto deklarata, ministri i Turizmit dhe Mjedisit i bëri gjatë vendosjes së bovave për ankorimin e jahteve dhe mjeteve të tjera lundruese përgjatë bregdetit të jugut të vendit, duke nisur nga Vlora deri në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?