Heqja e vizave dhe mungesa e ukrainasëve, turistë nga Omani ”dynden” në Shqipëri
Shqipërinë ditët e fundit e kanë vizituar turistë nga Omani. Heqja e vizave nga qeveria me qëllim gjallërimin e sezonit turistik veror, ka sjellë edhe këtë grup turistësh në një kohë që nga lufta në Ukrainë, këtë vit do të mungojnë turistët ukrainas.
Salem dhe Zhabir janë dy prej tyre. Përveç Badar, Salem e Zhabir që zotohen se do të rikthehen, Shqipëria ka fituar edhe një tjetër turist. Ai quhet Sazhet dhe prej 4 muajsh qëndron në Shëngjin si pasojë e luftës në vendin e tij.
Në mungesë të turistëve nga Ukraina, Shqipëria po përpiqet të joshë pushuesit nga Gadishulli Iberik dhe Lindja e Mesme duke hequr vizat me 8 shtete në këto rajone.