Hera e parë pas 10 vitesh që një kryediplomat kinez viziton Shqipërinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Këshilltarin e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, në vizitën që delegacioni kinez i kryesuar prej tij po zhvillon në Shqipëri, në datë 29 tetor 2021, në kuadër të një turi rajonal.

Vizita e Ministrit Wang Yi është e para e një kryediplomati të Republikës Popullore të Kinës që prej vitit 2011

Vizita përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB, për të cilin Këshilltari i Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, nënvizoi kontributin e veçantë të Shqipërisë dhe përcolli falenderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez.

Po ashtu Wang Yi u prit edhe nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta.

SHKARKO APP