Heroi 18-vjeçar që shpëtoi të miturit, por deti i mori jetën
Anri Kashiku është i riu që humbi jetën këtë të enjte, pasi u mbyt në plazhin e Durrësit. 18-vjeçari hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij, të dy 15-vjeçarë, por pasi i shpëtoi ata, ai nuk mundi dot të dalë nga deti, duke u kthyer në një hero.
Vëllai i 18-vjeçarit dhe shoku i tij, rreth orës 13:30 ishin në rrezik që të mbyteshin teksa laheshin në sektorin ”Rinia”, si pasojë e detit me dallgë. Menjëherë në ndihmë të tyre është futur 18-vjeçari për t’i shpëtuar. Trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh kërkimesh.
Kullat e vrojtimit janë, por mungojnë rojet bregdetare. Ndonëse një biznes e ka për detyrë pajisjen me rojet bregdetare, një gjë e tillë nuk është zbatuar nga pjesa më e madhe e tyre.
I riu sa ishte kthyer nga Anglia dhe ishte angazhuar me ekipin e Teutës si futbollist.