“Heroi i ditës”, Ramadan Halluçi 57 vjeç nga Kukësi

Ramadan Halluçi 57 vjeç nga Kukësi, punoi dje mbi shtyllat e tensionit të lartë, telat e të cilave u këputën nga rendesa e dëborës. Në mbrëmje ai pësoi hipotermi teksa ende ishte në majë të shtyllave, në temperaturë -10 gradë celsius. Shokët e punës e kanë zbritur gjysmë të ngrirë nga shtylla dhe e kanë dërguar në spitalin e Kukësit, ku sot e ka kaluar rrezikun për jetën.

Elektricisti Halluçi kishte mbi 25 vjet teknik linjash dhe ishte punonjës i OST, Njësia Operative Shkodër.

Siç bëri të ditur zyrtarisht OST, mbrëmë ai ishte në detyrë në brigadën e Kukësit, ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash – Kukës, vijoi punën për pjesën tjetër të linjës, mbi 20 km të gjatë. “Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështirë, në zonën e Qaf Malit, me temperaturë -10* celsius, punonjësi pësoi hiportermi”, tha OST-ja.

SHKARKO APP