Heroina në kamion, dëshmia e shoferit: Kamionin e mora të…

Është marrë në pyetje tregtari që u arrestua të dielën nga policia kufitare në portin e Durrësit, duke tentuar të trafikonte 11.3 kilogramë heroinë në drejtim të Italisë. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në kabinën e kamionit “MAN”, me targa shqiptare që transportohej nga 63-vjeçari Bujar Shazivari, 63-vjeç, banues në Durrës.

Ai është shprehur se nuk kishte dijeni për drogën e fshehur në kamion, ndërsa shtoi se mjetin e kishte marrë të ngarkuar dhe të vulosur. Policia e ka rrëzuar këtë pretendim duke pohuar se kapja e drogës është bërë mbi bazën e informacioneve paraprake.

Ka qenë kontrolli i imtësishëm me qen antidrogë që ka gjetur 10 pako të mëdha dhe një tjetër më të vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Heroinë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale për peshimin dhe ekspertimin e plotë i saj. Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion qytetin e Firenzzes në itali mësohet se ishte ngarkuar në Tiranë nga 63-vjeçari i cili ka në pronësi një punishte konfeksionesh në zonën e spitallës në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti me drogë ka kaluar vijën e parë të sigurisë, por është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit të mjeteve të tonazhit të lartë pikërisht bazuar në të dhënat paraprake që dispononte policia. Shërbimet e antidrogës dhe institucionet e specializuara kishin disa javë që kishin marrë dijeni në lidhje me këtë tentativë trafikimi të ngarkesës me heroinë drejt italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?