Heroinë dhe Euro të groposura, “fundoset” çifti shqiptar në Itali
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe ka proceduar në gjendje të lirë bashkëshorten e tij, pasi janë kapur me drogë.
Çifti shqiptar është ndaluar në Padova, teksa kanë qenë duke lëvizur me një makinë tip “Fiat”. Në pranga ka rënë 29-vjeçari T. K., ndërsa po hetohet gruaja e tij, 28-vjeçarja A. E., e cila ishte dhe shtatzënë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre, dhe më pas edhe në shtëpi e kopsht, policia ka gjetur gjithsej 2.5 kg heroinë, si dhe 6200 euro cash, të groposura në tokë.
KOHA JONË SONDAZH

