Heroinë e kanabis në shtëpi, prangosen tre shqiptarë

Tre shqiptarë, dy burra e një grua, janë arrestuar nga karabinierët në Massa pasi janë kapur me 800 gramë heroinë, tre kile marijuanë e mbi 50 gramë hashash, gjithsej rreth katër kile substanca të ndaluara.

Shqiptarët nuk ishin nën vëzhgim dhe arrestimi i tyre ishte i rastësishëm, pasi karabinierët vunë re një person që doli nga pallati me pamje që ngjalli dyshime.

Kontrolli i kryer zbuloi një dozë kokainë që sapo e kishte blerë nga shqiptarët dhe atëherë karabinierët hynë në godinë, ku identifikuan apartamentin e shitësve të drogës, brenda të cilit u gjet droga e lartpërmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre shqiptarët nuk kanë precedentë penalë, ndërkohë që droga e kapur është sasia më e madhe për këtë vit në Massa e Carrara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtari ka vendosur arrestin me burg për dy burrat, përgjegjës për drogën, ndërsa gruaja është vendosur në arrest shtëpie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?