Heroizmi kthehet në tragjedi, humb jetën i riu shqiptar në Greqi
Një i ri shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në Greqi pasi u përpoq të shpëtonte nga mbytja një fëmijë. Por, akti heroik i Burhan Latifit përfundoi me një fund të hidhur.

“Ai ishte gjallë dhe mirë. Ai shkoi në Greqi për të pushuar, por ndodhi tragjedia.
22-vjeçari shqiptar Burhan Latifi nga fshati Araçinovës në Maqedoni, vdiq pak ditë më parë në plazhet e Greqisë dhe u varros dje.
Tragjedia ndodhi kur një fëmijë kërkoi ndihmë teksa po mbytej në det. I pari që e ndihmoi ishte Burhani, por për fat të keq, ai nuk arriti të shpëtojë veten dhe vdiq pak minuta pasi trupi i tij u nxor nga deti. Burhani ishte djali i vetëm i familjes Latifi”, raporton media maqedonase “nezavisen.mk”.
KOHA JONË SONDAZH

