Heronjtë e Kombëtares janë në avion. Moti i keq u shtyn dy orë mbërritjen në Tiranë

 

Atmosfera festive në aeroportin “Nene Tereza” dhe në Bulevard 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 Atmosfera është ndezur në aeroportin “Nënë Tereza” dhjetra tifozë me flamuj kuq e zi ndodhen në aeroport për ti uruar mirëseardhjen heronjve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festa ka nisur edhe në sheshin “Nënë Tereza”. Tifozët thërrrasin: “O sa mirë me qenë shqiptarë”

tifozet me logo

Atmosfera festive ne aeroport ne pritje te kombetares

 

  Rama fton shqiptarët: Ti mirëpresim në shesh, kuq e zi

Në orën 12: 40 minuta heronjtë e Shqipërisë, ata që shkruan historinë në futbollin shqiptar, ata që çuan me kokën lart Shqipërinë në Paris do të zbresin në aeroportin “Nënë Tereza”

E bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook.

Më pas Autobusi i Kombëtares do të udhëtojë drejt Kryeministrisë. Ceremonia pritet të nisë rreth orës 14.30.

Gjithashtu do të ketë dhe festë tek Sheshi “Nënë Tereza”

“Le t’u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar”  fton Rama të gjithë tifozët.

Shqipëri- Armeni, 93 minutat që realizuan ëndrrën e “Euro 2016”
Me ndeshjen e 11 tetorit 2015 Kombëtarja shqiptare arriti një kualifikim direkt në ndeshjen me Armeninë duke u renditur e dyta në grup me 14 pikë pas Portugalisë, duke lënë prapa Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Ceremonia e betimit 

Më pas në 16- 16: 30 në Presidencë do të zhvillohet ceremia e dekorimit e kombëtares me dekoratën ”“Nderi i Kombit”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?