“Heronjtë” e natës së ndërrimit të viteve

Teksa shumica prej shqiptareve i gëzohet festimeve të Vitit të Ri me familjen apo miqtë e tyre, ka dhe nga ata të cilët nata e ndërrimit të viteve i gjeti në shërbim. Zjarrëfikësit, mjekët e shërbimit të urgjencës dhe efektivët e policisë janë vetëm disa prej tyre të cilët janë të detyruar të festojnë larg familjeve të tyre, për shkak se duhet të jenë shërbim të qytetarëve për festa. Mbarëvajtja e festave të fundvitit dhe siguria jonë, mund të themi fare mirë se varet nga sakrifica e këtyre heronjve, të cilët edhe për festa nuk ngurrojnë të jenë në shërbimin tonë.

Pyetje: Është hera e parë që ju jeni të detyruar ta kaloni natën e Vitit të ri në shërbim dhe larg familjeve tuaja?

Mjeku: Jo për mua personalisht është hera e dytë që e kaloj në ambientet e punës dhe me kolegët në shërbim të popullit, komunitetit. Uroj një vit sa më të mbarë me kushte më të mira, ndrsa për gjithë shqiptarët uroj mbarësi, lumturi dhe një Shqipëri sa më e begatë për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikësi: Kemi festuar dhe herë tjetër, këtë herë na rastisi shërbim 24 orë. Urojmë gjithë kolegët e mi, gëzuar Vitin e Ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?