Heronjtë e Tiranës, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga flakët që përfshinë pallatin te Fresku

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi.

Vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament mori flakë.

Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord. Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë. Po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?