Sherr me thikë në Tiranë, 26-vjeçari sulmohet, autori arrestohet
Aktualitet E Diel, 8 Mars 2026 09:20
Një konflikt mes dy personave në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.V., 26 vjeç, ka goditur me një mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, A.C., i cili ndodhet aktualisht në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, S.V. u arrestua nga policia. Ndërkohë, ndaj shtetasit A.C. është ekzekutuar një vendim i gjykatës, sipas të cilit ai u dënua me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
KOHA JONË SONDAZH

