Hervin Çuli: Kam denoncuar në polici aktorët që protestojnë brenda teatrit
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka folur për herë të parë pas shumë muajsht në lidhje me situatën në të cilën po kalon Teatri. Ai është shprehur se praktikisht Teatri nuk po drejtohet nga ai, por nga një grup njerëzish.
I ftuar në “Repolitix”, Çuli ka thënë se ky institucion është në “rrezik” pasi materialet e një rëndësie të madhe janë lënë në “qiell të hapur”.
“Përfundimisht Teatri nuk drejtohet më as nga unë, as nga Ministria e Kulturës, por nga ky grupim. Detyra ime ka qenë të vë në dijeni organet kompetente, kam bërë një denoncim institucional pranë këtyre organeve, që institucioni nuk është më në kontroll të administratës dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar, kështu që jeni ju që duhet të merrni masat. Denoncimi ka rreth 3-4 ditë, brenda 24 orëshit të momentit që ndodhi ngjarja. Në polici të Tiranës denoncimi. Nuk kam asgjë me aktorët që duan teatrit, por në këtë rast është detyrim institucional në radhë të parë sepse nesër pasnesër mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura dhe përgjegjësia është mbi punonjësit. Janë vlera monetare dhe historike të jashtëzakonshme”, u shpreh Çuli.
codeit al
Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.
KOHA JONË SONDAZH

