Hervin Çulit: Aktorët po spekulojnë për teatrin
Frika e artistëve se Teatri Kombëtar do të zhvendoset tek “Turbina”, objekti që me tallje e kanë pagëzuar si “hidrocentrali” ka provokuar një seri sulmesh dhe akuzash kundër Ministrisë së Kulturës. Zërat për ngritjen e një kulle tek Teatri Kombëtar amplifikohen nga mungesa e transparencës për projektet e Bashkisë në qendër të Tiranës dhe nga mungesa e dialogut mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës. për artistët, zhvendosja tek Turbina, është prologu i një historie të ngjashme me ish stadiumin “Qemal Stafa”, ndaj refuzimi është kategorik.
Por drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli gjatë një ndërhyrjeje në emisionin Thurje në Digitalb sqaroi se “zhvendosja” e Teatrit Kombëtar tek Turbina është spekullim. Sipas Çulit, ajo që ka ndodhur është thjesht shtimi i Teatrit Kombëtar me dy sallat e Turbinës.
Shikoni videon më poshtë:

KOHA JONË SONDAZH

