Hesht për Berishën, Soreca: Shqipëria shumë pranë fillimit të negociatave, BE jo e plotë nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Korça ishte ndalesa e radhës nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në kuadër të “Ditëve të Europës”. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Shqipëria është shumë pranë fillimit të negociatave me BE, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian nuk ka për të qenë i plotë nëse në të nuk do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Është kënaqësi të takohemi gjatë këtij rrugëtimi me qytetarët e Shqipërisë. Ne takohemi me të ardhmen e Shqipërisë që janë të rinjtë e saj. Ne dëshirojmë të bisedojmë me krerët e bashkive për punën që bëjnë dhe duhet të bëjnë edhe për proceset e integrimit Europian. Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe nuk kemi qenë kurrë më parë kaq pranë BE. Shqipëria është shumë pranë fillimit të negociatave. BE nuk ka për të qenë i plotë nëse në të nuk do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Soreca.

Nga ana tjetër, kur u pyet edhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga DASH, tha se nuk ka një koment për këtë çështje pasi është një vendim i SHBA.

SHKARKO APP