Hetim gjerman për Arbër Çekaj

Edhe pse u arrestua në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri. Në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë ende menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit, Armand Pezaku.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ”Arbri Garden”, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?