Hetime disamujore, si u arrestuan të rinjtë me dy emra në Tiranë, policia: Shpërndanin drogë
Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Mësohet se të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Bëhet fjalë për Juris (Julian) Çobon, 32 vjeç dhe Klevis (Nelton) Arbrin, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celularë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.