Hetimet, dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Itali para fëmijëve

 

Gjin Preducaj ka rrëfyer për prokuroren, Nadia Alessandra Calcaterra sesi një mbrëmje e zakonshme e një familje normale shqiptare që kishte emigruar prej 10  vitesh në Itali, u kthye në një tragjedi.

Preducaj ka treguar për prokuroren se, ndërsa ndodhej para televizorit, ka kryer një veprim të pakontrollueshëm duke marrë një thikë nga kuzhina dhe duke qëlluar bashkëshorten e tij, e cila po flinte në dhomën e gjumit.

Hetuesit thonë se, Gjini e ka varë bashkëshorten me një goditje të vetme duke i prerë asaj arterjen, gjë e cila nuk të lë dyshim për qëllimin për ta vrarë.

Ka qenë e motra e tij, e cila duke kuptuar situatën i ka telefonuar policisë, e cila ka shkuar në banesën e çiftit shqiptar rreth orës 04:00 të mëngjesit së dy ditëve më parë.

Gjini kishte emigruar në Itali 10 vite më parë bashkë me vëllain e tij.

Fqinjët tregojnë se familja shqiptare ishte shumë e sjellshme dhe e edukuar dhe kurrë nuk i kishin parë të grindeshin.

Para se të humbte punën, 43-vjeçari punonte në ndërtim.

“Ata ishin të mirë, askush nuk e priste këtë”, tregon njëri prej fqinjëve.

 Muratori shqiptar që theri gruan, rezultoi të ishte prej kohësh i papunë dhe duket se në kushte të rënda psikologjike mund të ketë kryer edhe krimin.  

Pas këtij veprimi, 43-vjeçari ka tentuar të kryej vetëvrasje duke qëlluar veten me thikë në gjoks po me të njëjtën thikë.

Plaga ishte një gërvishtje e vogël sa që ai la spitalin pas mjekimit për t’u rikthyer në burg.

Fjalët e dala nga goja e shqiptarit gjatë marrjes në pyetje ishin të pakta dhe konfuze. Por Gino, siç miqtë e tij e thërrasin, ka pranuar se ishte një person xheloz por nuk kishte dyshime se gruaja e tij e tradhtonte.

Ai tregon se nuk e ka goditur kurrë bashkëshorten, ndërsa shton se debatet kishin nisur kohët e fundit. Madje hetuesit thonë se Marjana disa ditë më parë i kishe shprehur burrit dyshime se mund të ishte shtatzënë. Ky detaj pritet të sqarohet pas autopsisë së urdhëruar nga gjykata.

43-vjeçari i është nënshtruar dhe një kontrolli për të verifikuar nëse ka përdorur drogë apo alkool.

Gjatë marrjes në pyetje 43-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë: “E vrava unë!”, raportojnë mediat italiane.

Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijë. Djali 3 vjeç po flinte në një krevat me nënën e tij dhe nuk e ka ndjerë asgjë, ndërsa vajza 11 vjeçe ndodhej në një dhomë tjetër dhe ka parë nënën e saj të vrarë.

Ndërkohë, “Corriere della Sera” raporton se 42-vjeçari i cili punonte si murator kohët e fundit kishte humbur vendin e punës.

Gjykata tani pritet të vendosë se kujt do t’ia lërë në ngarkim dy fëmijët e mitur.

Në derën e apartamentit të tyre është vendosur një dekoracion për Krishtlindjen, por për këtë familje vetëm për festë nuk mund të flitet më tashmë.

 

SHKARKO APP