Hetimet, italiani i Kamorras ishte rekrutuar si vrasës me pagesë në Tiranë

Shtetasi italian Salvatore Lettizia, njëri prej 3 të ndaluarve në masakrën me tre të vrarë, pas krimit dyshohet nga policia se ishte vrasës me pagesë por dhe anëtar i Camorras në Itali.

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu I” parë më 27 maj 2015.

italiani i prangosur, 34 vjeç nga Napoli, me disa precedente penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, rezulton që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.

Policia e Tiranës ka gjetur pistoletën e tretë të krimit që u krye në afërsi të maternitetit.  Arma “Glock 17” u gjend e hedhur në një kazan plehrash pranë rrugës së barrikadave. Sipas policisë është tashmë e vërtetuar se ajo i takon Salvadore Lettizia, italianit 33 vjeçar i cili kishte ardhur në Tiranë me cilësinë e një killeri me pagesë.

Sipas të dhënave të deritanishme ai del i skeduar vetëm në dy raste në vendin fqinjë. Njëherë për armëmbajtje pa leje dhe një herë tjetër për plagosje. Por për të po hetohet gjithashtu për pjesëmarrje në organizata mafioze. Autoritetet e vendit fqinj  e konsiderojnë atë si një nga kapot e një prej klaneve të Kamoras të quajtur “picollo letizia”. Si i tillë ai ka flirtuar me arrestimin dy herë. Të parën ai arriti ti shpëtoje një aksioni policie në shkurt të vitit 2001, në të cilin iu vunë prangat 10 personave nga klani i tij. Mes këtyre të dhjetëve ishte edhe xhaxhai i tij, Armando Letizia, i njohur në botën e kriminalitetit apenin si organizatori i një seri vrasjesh për llogari të Kamoras.

Herën e dytë Salvatores i janë vënë prangat në vitin 2007, për armëmbajtje pa leje. Por në të gjitha rastet ai i ka shpëtuar dënimeve të rënda dhe burgimit të gjatë.

Ai u përpoq të shpëtonte edhe këtë radhë në Tiranë. Por tre elemente kyç e tradhtuan duke e bërë të pamohueshme pjesëmarrjen e tij në krimin e të mërkurës ku mbetën të vrarë tre persona. Së pari fotografia e viktimës Mentor Lufi në portofolin e tij. Së dyti, gjetja e revoles së hedhur në një kosh plehrash në rrugën e barrikadave. Së treti, kamerat e sigurisë të një kazinoje pranë vendngjarjes. Të treja këto pista e bënë Salvadore Letizian të ndryshojë variantin e parë dhe të pranojë krimin. Tashmë autorësia e tij është e vërtetuar.

Në atentatin e ndodhur në Tiranë mbetën të vrarë tre shtetas: Mentor Lufi; Gerti Goxhaj; Besnik Sulku. Pas ngajrjes , janë arrestuar Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi.

Nesër Gjykata e Krimeve të Rënda do të bëjë vlerësimin e masës së sigurisë për 3 të arrestuarit.

SHKARKO APP