Hetimet për ”21 Janarin”, Ndrea Prendi paraqitet në SPAK

Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur këtë të martë në SPAK, pas rihapjes së hetimit për “21 Janarin”. Ai u paraqit një ditë pas bashkëshortes dhe xhaxhait të njërit prej viktimave, Aleks Nikës. Ata dhanë dëshmitë e tyre para prokurorëve të SPAK, si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin. Pas një viti kundërshtish gjyqësore nga Rajmonda Nika, SPAK iu bind Gjykatës së Lartë dhe regjistroi “21 Janarin” disa ditë më parë.

SHKARKO APP