Hetimet për “Grupin e zjarrit” në Lazarat

 

Prokuroret qe hetojne vrasjen e efektivit te RENEA-s ne Lazarat do te rikthehen ne vendin e krimit per te organizuar nje eksperiment me armet e gjetura ne fshat. Burimet thonë se do bëhet qitje me armët e gjetura në pusetën mbrapa shkollës së mesme në Lazarat, armë që dyshohet se u përdoren nga Arbion Aliko, vellai i tij Albani dhe Edmond Boci, personat qe ishin e arrestuar mëngjesin e sulmit me armë. 

Me ane te ketij eksperimenti ne vendin e ngjarjes, hetuesit synojne te kene te dhena me te sakta per vendit nga ku u qellua Ibrahim Basha, trajektoren e plumbit dhe vendin ku mund te kete perfunduar predha, qe ende nuk eshte gjetur nga prokuroria. 
Ne kërkim të predhës që i solli vdekjen efektivit Basha, mësohet se është kërkuar ndihmë nga forcat ushtarake. Kerkimi do te behet me nje detektor metalesh prane vendit te ngjarjes. Nga ana tjeter ende nuk kanë përfunduar ekzaminimet e gjurmëve të gishtave në armët e Lazaratit, per t’i krahesuar me gjurmet e gishtave te te arrestuarve. Të dyshuarit për sulmin me armë ndaj policisë, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, do të mbajnë përgjegjësi penale edhe për akuzën e grupit të strukturuar kriminal.
ABC News ka mësuar se Prokuroria për Krime të Rënda, krahas akuzës së vrasjes në rrethana cilësuse ndaj punonjësit të policisë, në ngarkim të të dyshuarve si grupi i zjarrit ngre akuzën edhe të grupit të strukturuar criminal. Sipas prokurorisë, Arbjon Aliko dhe Bajram Boci i shpallur në kërkim, dyshohet se janë ideatorët e organizimit të të rinjëve të Lazarait për të sulmuar policinë dhe janë ata që kanë grumbulluar rreth vetes rreth 17 persona. 
Burimet thanë se është provuar tashmë se sulmi ishte planifikuar disa muaj më parë, me takimet e herë pas hershme mes tyre, mbledhjen e armëve, ndarjen e detyrave për gjithësecilin, përgaditja dhe qepja e maskave të kokës tek një rrobaqepëse në fshat, prishja e murit rrethues dhe ndërtimi i istikameve sulmuese.
 Hetuesit thonë se edhe ditën e sulmit me armë, janë Arbjon Aliko dhe Bajarm Boci personat që kanë dhënë edhe urdhërin për të qëlluar në drejtim të policisë. 

SHKARKO APP